Dje Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren, së bashku me patrullën e Stacionit Policor Prizren- Veri, kanë punuar në parandalimin e garave të shpejtësisë.
Patrullat kanë reaguar duke shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion.
Gjithsej janë shqiptuar 17 gjoba për kundërvajtësit.
Patrullat nga vendi i ngjarjes kanë raportuar bazën për reagimin e tyre në mënyrë që të informohet edhe njësia e autostradës në rast se ndonjë prej automjeteve kyçet në autostradë për të bërë gara shpejtësie.
Policia njofton se do të vazhdojë të parandalojë këto aktivitete të rrezikshme dhe të gjithë kundërvajtësit do të gjobiten pa përjashtim.