Prizren: Policia në kërkim të të dyshuarit për rrahjen e një të mituri
Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Lëndim I rënde trupor” që ka ndodhur me datën 07/06/2023 rreth orës 20:15 në rrugën Hadi Kantarxhiu – Prizren.
Sipas njoftimit të Policisë, personi një fjalë dyshohet se ka sulmuar të dëmtuarin të mitur me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
“Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij”, thuhet në komunikatën e PK-së.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e te dyshuarit”, thuhet tutje.
Andaj, Policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse kane çfarëdo informate, apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në fotografi, të raportojnë policinë në Suharekë apo në cilindo stacion të Policisë në Kosovë./Klan Kosova