23-11-2024

Prizren: Policia nis fushatën vetëdijësuese ‘’Festo me Zemër jo me Armë’’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacionet policore, tani më ka filluar implementimin e Plani Operativ “Sezoni veror 2024”.ku gjate kësaj periudhe kohore pritet të ketë organizime dhe manifestime të ndryshme ( dasma, ahengje familjare) me ketë rast policia është duke zhvilluar një fushatë vetedijesuse në zonën e përgjegjësisë, percjell Gazeta e Prizrenit.

Gjatë këtyre aktiviteteve përpos shpërndarjes së fletëpalosjeve me këshilla për vetësiguri, në disa lokacione të cilat janë më të frekuentuara kanë vendosur edhe postier të cilët bëjnë thirrje vetëdijësuese tek qytetarët me moton:

• Festo me zemër, jo me armë (sa më pak armë, më pak tragjedi)

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë ligjin duke iu përmbajtur rregullave dhe duke u sjellë me kujdes ndaj njëri tjetrit në mënyrë që të ndikojmë në zvogëlimin e numrit të lëndimeve dhe pasojave nga përdorimi i armëve dhe mjeteve tjera.

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Asnjë koment

Comments are closed.