Prizren: Prej sot nisin reduktimet e ujit në disa lagje të qytetit
Për shkak të rritjes së konsiderueshme të konsumit të ujit, temperaturave të larta dhe rënies së nivelit të burimeve ujore, KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren njofton se do të zbatojë reduktime të pjesshme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Ky veprim ndërmerret me qëllim të sigurimit të një furnizimi sa më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë konsumatorët dhe do të filloj të aplikohet prej datës 16.08.2025.
📅 Orari i reduktimeve:
🏘 Lagjja Bajram Curri – nga ora 23:00 deri 05:00
🏘 Lagjja Ortakoll – nga ora 19:00 deri 23:00 dhe 05:00 deri 08:00
🏘 Lagjja Arbana – nga ora 08:00 deri 19:00
“Reduktimet janë të përkohshme dhe do të rishikohen në varësi të nivelit të burimeve dhe konsumit të ujit të pijshëm deri në njoftim të radhës”, thekson njoftimi.