15-06-2025

Prizren: Prokuroria ka filluar hetimet për lejen e dytë ndërtimore të “Albanica Home” – VIDEO

Prokurorja e Departamentit për Krime të Rënda në Prizren, Ervehe Gashi, në një intervistë për “Betimit për Drejtësi” ka treguar se lidhur me këtë rast ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve më 30 tetor 2024.

Hetimet deri në këtë fazë, ajo thotë se janë duke u zhvilluar vetëm ndaj një zyrtari komunal të dyshuar.

“Gazetarja: A është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve lidhur me mënyrën se si është lëshuar leja ndërtimore për objektin banesor dhe afarist Albanica Home në lagjen Bazhdorhane në Prizren dhe nëse po ku është marrë ky vendim?

Prokurorja Gashi: Po, këtë çështje penale jam duke e hetuar unë si prokurore e çështjesh. Në fund të tetorit faktikisht më 30 tetor 2024 kam filluar një hetim penal, kundër një zyrtari të komunës së Prizrenit për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar që ka të bëjë me ndëritmin në parcelën kadastrale për të cilën pyetet pak më herët. Kemi të bëjëm me dy leje. Leja e parë është dhënë në përputhje me normat teknike të Hartës Zonale të Prizrneit. Një vit më vonë në fund të vitit 2023, ky investitor është pajisur edhe me një leje duke ju ëprllogaritur dhe disa bonuse të tjera, dhe duke lidhur edhe një marrëveshje ëpr realizimin e bonuese mekëtë rast edhe është lëshuar leja e dytë që është në kundërshtim me rregullat tektnike të hartës zonale të Komunës së Prizrenit”

Prokurorja Gashi thotë se lidhur me zgjerimin e hetimeve edhe ndaj personave të tjerë janë në pritje të realizimit të ekspertizës, e cila do të saktësoj tejkalimet e Hartës Zonale.

“Gazetarja: A është marrë deri tani si veprim hetimor realizimi i ekspertizës dhe çfarë pritet të tregojë e njëjta?

Prokurorja Gashi: Është karakteristike sepse dy prokurorë të departamentit ku unë punoj kemi filluar hetimin parapenal në kohën e njëjtë njëri prej nesh në bazë të ifnromatave nga qytetrët, ndërsa tjetri nga informatat nga policia, kështu që për një muaj i kemi mbledh të gjitha informtat që i kemi pas dhe është shndërru në një landë. Faktikisht, tash me këtë landë jam e ngarkuar unë fillimisht informatat janë mbledh nga policia dhe provat, dhe pastaj janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të cilat i kam parë të arsyeshme ti mbledhi në këtë cështje penale, pra janë siguruar ehde provat materiale edhe persoanle. Në fund ka mbetur të angazhohet edhe eksperti i ndërtimtarisë oër dhëien e një mendimi profesional në aspektin e tejkalimi të lejes të kushteve teknike kështu që ekspertiza do të na tregoj për hapat e ardhshëm a do të përfshihet edhe ndonjë zyrtar tjetër komunal apo ndonjë person tjetër, dhe cka më tutje me këtë çështje penale”.

Për të kuptuar se si komuna kishte ardhur në përfundim për dhënien e metrave shtesë bazuar në lejen e dytë ndërtimore, “Betimi për Drejtësi” ka kërkuar qasje në dokumente publike, lidhur me llogaritjen e realizuar.

Mirëpo, dokumenti i vetëm të cilin e ka ofruar komuna, është një dokument Excel që nuk përmban asnjë element dhe strukturë të dokumentit zyrtar, se cila është baza ligjore për rritjen e metrave.

Për më shumë ndiqeni emisionin “Loja me numra për fitimin e lejeve ndërtimore”, i cili transmetohet në KTV, TV Arta dhe Betimi për Drejtësi. /BetimipërDrejtësi

Lexo edhe:

“Zhurma që s’duan ta dëgjojnë”- Totaj përballë tensioneve të brendshme, opozita me gjysmëzëri

Asnjë koment

Comments are closed.