25-11-2024

Prizren: Prokuroria ka ngritur aktakuza ndaj shtatë personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) persona, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.

Asnjë koment

Comments are closed.