Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).