13-11-2025

Prizren: Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin për vjedhje të rëndë

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit R.Gj., i cili gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 par.2 nën.par.2.1 lidhur me par.1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 31.10.2025, rreth orës 23:50, në Prizren, në rrugën “William Wolker”, saktësisht në banesën e të dëmtuarës V.K., i pandehuri R.Gj., pas një planifikimi paraprak, me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, ia merr pasuritë e të dëmtuarës, në atë mënyrë që, i pandehuri duke shfrytëzuar momentin e volitshëm, pasi që kishte njohuri më herët se e dëmtuara ishte jashtë shtetit, dhe se i kishte siguruar çelësat e derës së hyrjes së banesës, i pandehuri depërton brenda në banesë, e më pas bënë demolime në banesë dhe i merr para të gatshme rreth 3.000 euro, ari në vlerë rreth 15.000 euro, 8 çanta krahu të markave të ndryshme, në vlerë prej 3.000 euro, e më pas largohet nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush, me të cilat veprime të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 21.000 euro”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prizren ka theksuar tutje se vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Asnjë koment

Comments are closed.