Prizren: Prokuroria ndalon tre të dyshuar, në dy raste të ndara
Prokurori i Shtetit, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe është parashtruar një (1)
kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, i dyshuar për kryerje të veprës penale, raporton Gazeta e Prizrenit.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy (2) persona për veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”, dhe veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dy (2)
persona, në raste të ndryshme, për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./ Gazeta e Prizrenit