Prizren: Prokuroria ngrit aktakuza kundër 13 personave
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, raporton Gazeta e Prizrenit.
Po ashtu pranë gjykatës kompetente ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) të dyshuarve.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.