Prizren: Prokuroria ngrit 4 aktakuza për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor
Departamenti i Përgjithshëm në kuadër te Prokurorisë Themelore në Prizren ka ngritur 4 aktakuza për veprën penale prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.
PTH pas përfundimit të hetimeve lidhur me dyshimet për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave të dyshuar dhe kundër personave juridik, për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor” nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren, kundër njërit prej të pandehurve ka ngritur aktakuzë edhe për veprën penale “Kanosje”.