Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 19 aktakuza kundër 31 personave, për vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 10 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak ndaj 12 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri aktakuza kundër pesëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.