Prokurori i Shtetit njofton, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur katërdhjetë e dy (42) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.