25-11-2024

Prizren: Prokuroria ngrit aktakuza kundër 19 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur 10 aktakuza kundër 19 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tre persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Asnjë koment

Comments are closed.