Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 31 aktakuza kundër 31 personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë
parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të
ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë
për caktim të paraburgimit një (1) të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.