Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza për shtatë (7) persona për vepra të ndryshme penale.
1. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, një (1) ndalim, kundër një (1) personi, për vepër penale “ Dhuna në familje “ nga neni 248 i KPK –së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza për shtatë (7) persona, për këto vepra penale:
Një (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim I trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi seksual”;
Ndërsa në Departamentin e Krimeve të Rënda, nuk ka aktakuza të ngritura.