24-11-2024

Prizren: Prokuroria ngriti aktakuza kundër katër personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 72 aktakuza kundër 85 personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetetre (23) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të
ndryshme penale.

 


Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1)
personi.

Nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme
penale.

Asnjë koment

Comments are closed.