27-11-2024

Prizren: Prokuroria ngriti aktakuza kundër nëntë personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 39 aktakuza kundër 42 personave, për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 12 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person për
veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Asnjë koment

Comments are closed.