24-11-2024

Prizren: Prokuroria po merret me kompaninë që premton 2 mijë punësime në Gjermani

Ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, cili tha se kompania po hetohej nga organet e drejtësisë, mirëpo, nuk u tha diçka më shumë se a kanë filluar hetimet.

Prokuroria e Prizrenit ka thënë se janë nisur veprimet ligjore për të siguruar prova dhe informacione të nevojshme nëse janë mashtruar qytetarët e Kosovë.

“Duke u bazuar në kërkesën dhe në pyetjet tuaja, lidhur me kompaninë B.S.B. ‘Aviation’, e cila ka ardhur në Kosovë dhe u jep qytetarëve mundësi për punësim në kompaninë O.B.M ‘Aviation’ në Gjermani, Prokuroria Themelore në Prizren, ju bënë me dije se është duke ndërmarrë veprime ligjore për të siguruar provat dhe informacionet e nevojshme, nëse është kryer apo po kryhet ndonjë vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë së Prizrenit për Lajmi.net.

Kujtojmë se në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, kompania ‘BSB Aviation’ është regjistruar në formën Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK), me kapital prej vetëm 1,000 euro.

Regjistrimi i saj si kompani në ARBK ishte bërë më 23 tetor të këtij viti.

Asnjë koment

Comments are closed.