24-11-2024

Prizren: Publikohen pamje të reja nga aksidenti i kobshëm/ Vëllai i njërit prej të dyshuarve del me sqarim

Nata e së shtunës ishte e fundit për tre të rinj në Prizren. Viktimat Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, humbën jetën pasi u goditën për vdekje nga veturat që po bënin gara në autostradë.

Pas hetimeve mbi këtë tragjedi janë arrestuar Arlind Syla dhe Irfan Hoti, të dyshuar për goditjen e të rinjve.

Vëllai i Irfanit, Qamili, ka publikuar në një grup të facebook-ut pamje të reja mbi aksidentin, duke pohuar se gara në fjalë nuk ishte organizuar nga vëllai i tij, Irfani, i cili në këtë aksident po voziste veturën e njërit prej viktimave.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.