Prizren: Punëtori bie nga kulmi i pompës së benzinës, pëson lëndime trupore
Një punëtor ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar nga kulmi i një pompe benzine, derisa ishte duke punuar.
Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:20, në rrugën “Besim Shala” në Prizren.
Sipas njoftimit të policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa rasti është nën hetime.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ka qenë duke punuar në kulmin e një pike të derivateve është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftim.