25-11-2024

Prizren: Qentë endacakë “pushtojnë” sheshin “Shatërvan” ( VIDEO )

Qendra e Prizrenit, përkatësisht sheshi  “Shatërvan” duket se është shndërruar në zonë të qenve endacakë, të cilët janë bërë pjesë e pandashme e saj.

Përpos rrugëve në lokacione të tjera, qentë endacakë që ndonjëherë edhe sulmojnë janë rishfaqur në numër më të madh edhe në zonën që dedikohet për këmbësorë, snë qendër të qytetit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Prania e tyre, në numër bukur të madh  sikur sot në qendër, pos rrezikut, krijon edhe një imazh të keq për qytetin, sidomos tashmë kur po vjen pranvera dhe shtohet edhe numri  i vizitorëve të huaj.

Kjo çështje mund të thuhet se nuk është ndonjë risi, dhe kësisoj pothuajse po shndërrohet në një karakteristikë të Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.