Prizren: Reagon pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare, drejtori i Urbanizmit
Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit.
Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Pranverim Berisha, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ku sipas kësaj akatakuze, ai së bashku me bashkëpunëtoren e tij E. Th., lejuan rrënimin e e objektit të trashëgimisë kulturore “Saraji i Vjetër”, si dhe ndërtimin e një kompleksi banesor më pas në hapësirat e objektit të rrënuar.
“Të nderuar miq, sa u njoftova nga mediat se një prokuror i kapur dhe shërbëtor i regjimit të Albin Kurtit konkretisht Hajrullah Çeku, paska ngritur aktakuzë për një rast të cilin me kohë e kemi sqaruar se Ministria e z.Çeku qëllimisht nuk është përgjegjë sipas afateve ligjore në kërkesën e zyrtares së DUP, për me i dhënë mundësi Hajrullah Çekut që me përdorë një prokuror në pragë të pensionimit që me na shantazhu në fillim të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit. Hajrullah Çeku dhe gjithë “coket” të tjerë të regjimit aktual, duhet me ditë se nuk munden me kësi lojra të ndyra duke i përdorë prokurorët e kapur, me i lënë nën hije aferat korruptive në Ministrinë që e ka udhëheqë, qindra-mijëra euro, që ka shpërbly me 257 mijë euro vëllaun e vet, 255 mijë euro motrën e deputetit Artan Abrashi, 52 mijë euro burrit të Fitore Pacollit, për me i akuzuar të tjerët. Për rastin e “Sarajit të Vjetër” vendin në prokurori dhe në burg e ka Hajrulla Çeku dhe zyrtarët e MKRS. Megjithatë si jurist me profesion, besoj shumë se në këtë vend ka drejtësi dhe të atillë që nuk bien pre e lojërave të poshtra poltike të eksponentëve të regjimit në ikje të Albin Kurtit”, ka shkruar Berisha.
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj dy personave në Drejtorinë e Urbanizmit në Prizren