22-11-2024

Prizren: Reduktime të ujit dhe presion të ulët në disa zona të qytetit

Kompania e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Prizren njoftoi konsumatorët se për shkak të rënies së nivelit të ujit në burimet kryesore të Prizrenit, po përballet me sfida të mëdha në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë.
Në njoftim, thuhet se për rrjedhojë, jane të detyruar të zgjerojmë zonën e reduktimeve për të garantuar shpërndarje sa më racionale të ujit , duke marrë parasysh kushtet teknike dhe infrastrukturën ekzistuese të sistemit të distribuimit”.

Zonat që do të ndikohen nga këto reduktime dhe do të furnizohen sipas orarit:

Lagja Bazhdarhane, Rr. Janina dhe Dardania 2 – nga ora ? 09:00 – 17:00
Lagja Tusuz, zona e sipërme – nga ora ? 24:00 – 06:00
Lagja Nënkala – nga ora ? 09:00 – 17:00

Zonat që do të preken nga presioni i ulët të ujit:

Rr. Gjeladin Hana
Rr. Zahir Pajaziti
Rr. Vëllezërit Frashëri
Lagja “Yeni Mahalla”
Rr. Kosova
Rr. Hafiz Ismajli
Lagja “Kurilla” (pjesërisht)
Rr. Fahredin Hoti
Rr. Enver Hadri
Rr. Jusuf Gervalla
Rr. Moisi Golemi
Rr. Ulqinit
Rr. Nënë Tereza

Asnjë koment

Comments are closed.