07-01-2026

Prizren: Reshjet e dendura, Komuna njofton për angazhimin e ekipeve emergjente

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa zona të Komunës së Prizrenit.

Komuna ka bërë të ditur se ekipet emergjente të kontraktuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, si dhe nga Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë, kanë qenë të pranishme në zonat më të prekura, duke ofruar mbështetje me të gjitha kapacitetet në dispozicion.

“Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa zona të komunës sonë. Ekipet emergjente të kontraktuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Emergjencave dhe Sigurisë kanë qenë vazhdimisht të angazhuara në terren, në zonat më të prekura, duke ofruar ndihmë për qytetarët me të gjitha kapacitetet në dispozicion.


Angazhimi i ekipeve emergjente do të vazhdojë edhe më tej, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe mbështetjes së qytetarëve në vendbanimet më të prekura nga reshjet e rrëmbyeshme,” ka bërë të ditur Komuna e Prizrenit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.