Prizren: Rrahet një shtetas i Shqipërisë
Një viktimë është rrahur pasditën e djeshme në Prizren.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 14:48, ndërsa viktima është shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Ai u sulmua fizikisht nga një person i dyshuar.
Teksa viktima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.