Prizren: Rregullorja për taksa e tarifa harmonizohet sipas rekomandimeve të nivelit qendror
Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka miratuar rekomandimet e dhëna nga niveli qendror lidhur me përmbajtjen e Rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba nga shërbimet dhe veprimtaritë komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Anëtarët e KK-së me shumicë votash kanë aprovuar ndryshimet e kërkuara në këtë akt komunal nga MF-ja e MMPH-ja, përkatësisht MAPL-ja. Kësisoj, dispozitat që kanë rënë ndesh me legjislacionin në fuqi janë mënjanuar dhe janë bërë korrigjimet e duhura në bazë të kërkesës së ardhur nga niveli qendror.
Drejtori i Financave në Komunën e Prizrenit, Ertan Simitçi, ka përkujtuar se kjo rregullore është miratuar nga KK-ja e Prizrenit më 28 qershor 2018.