Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kjo rrugë, duke filluar nga udhëkryqi i spitalit e deri tek “Qafa e Kishës”, do të jetë e mbyllur për transportin publik dhe mjetet tjera motorike nga data 07 korrik 2023.
“Gazeta e Prizrenit” ka shkruar disa herë për gjendjen e keqe dhe gropat e krijuara në rrugën “Ismet Jashari-Kumanova”, njërën nga më të frekuentuarat brenda qytetit, që të çon në qendën “Shatërvan”.
Njoftimi nga Komuna:
Njoftojmë qytetarët se nga data 07 korrik 2023 (E premte), do të fillojnë punimet në rehabilitimin e rrugës “Ismet Jashari – Kumanova” në Prizren.
Punimet do të kryhen nga udhëkryqi i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit (rreth rrotullimi) deri tek “Qafa e Kishës”, ku, do të bëhet gërryerja e shtresës së dytë të asfaltit dhe riasfaltimi, si dhe do të vendosen ujëmbledhësit e rinj.
Meqë është rrugë e frekuentuar, kërkojmë mirëkuptim dhe bashkëpunim nga banorët e kësaj pjese të qytetit në mënyrë që punimet të realizohen sipas planit dinamik të paraparë.