Prizren: Rruga te ura e parkut pa sinjalistikë horizontale, huton shoferët ( Foto )
Rruga “Mursel Osmanaj” përkatësisht pjesa nga semaforët te udhëkryqi afër urës së parkut të Prizrenit, nuk ka sinjalistikë horizontale. Ndonëse është rrugë shumë e frekuentuar dhe me tri korsi, shoferët, sidomos ata që nuk janë nga Prizreni e kanë të vështirë të radhiten në korsitë e duhura, të cilat edhe ashtu janë të ngushta, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Për këtë shpesh ka pengesa për krahun e djathë të urës (nga Spitali në drejtim të Gjykatës), pasi në mungesë të shënjimit të kolonave, shoferët nuk mund të orientohen, duke zënë edhe pjesë të hapësirës së krahut të djathtë.
Kjo rrugë lidh Spitalin, lagjen e Trimave, Terzimahhallën, gjimnazin dhe banesat e FAT Group 4-5 dhe kyçjen e tyre në rrugën që shkon për Dragash e Kukës si dhe qytet. / Gazeta e Prizrenit