Prizren: Sekuestrohen ar*më dhe ndalohen dy të dyshuar që i përdoren në gazmende familjare
Policia njoftoi se gjatë aksionit “Festo me zemër, jo me armë”
Gjatë vikendit, në dy raste të ndara, Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Prizren ka pranuar informacione për përdorim të armëve të zjarrit në gazmende familjare.
Rastet janë evidentuar:
• Më datë 25.07.2025, në fshatin Bukosh (komuna Suharekë)
• Më datë 26.07.2025, në fshatin Korishë (komuna Prizren).
Në të dy rastet, njësitet policore kanë reaguar menjëherë, duke intervenuar në vendngjarje, identifikuar lokacionet dhe personat e dyshuar. Pas intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Në rastin e Bukoshit, është sekuestruar një pistoletë me gaz me municion.
Në rastin e Korishës, është dorëzuar dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47, me karikator dhe fishekë, si dhe janë gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Ndaj të dy personave të dyshuar është iniciuar procedurë penale për veprat përkatëse, përfshirë shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.
Policia e Kosovës apelon qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa apo ambiente familjare, duke respektuar ligjin dhe duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme.