24-11-2024

Prizren: Selmanaj prezantoi aderimin e Dita Makasqit në LDK

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, prezantoi aderimin e Dita Makasqit në këtë subjekt.
Në një postim në Facebook ndër tjera ai shkroi:
Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, nga sot iu bashkua znj. Dita Makasqi, një personalitete shumë e nderuar e qytetit të Prizrenit.
Znj. Dita ka diplomuar në Fakultetin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. Pas mbarimit të fakultetit ka vazhduar studimet Master për Kriminalistikë dhe Mjekësi Ligjore në Universitetin “Cerrahpaşa” në Stamboll dhe Master në Kriminalistikë në Akademinë e Policisë Turke në Ankara.
Krahas studimeve master, në vitin 2019 në Universitetin e Mariborit në Ljubljane Slloveni, ka kryer një semestër për Kriminalistike dhe Juridik.

Aktualisht është duke vazhduar studimet e doktoratës në Universitetin e Sarajevës, Fakulteti i Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Shkencave të Sigurisë, Departamenti i Kriminologjise.
Është e certifikuar si ekspert i psikologjisë kriminale dhe ligjore në Ankara, Stamboll, Turqi dhe Nju Delhi, Indi.
Bashkë me znj.Dita, do të punojmë për të mirën e qytetarëve të Prizrenit dhe gjithë Kosovës.
Lexo edhe:
https://gazetaeprizrenit.net/trika-elektorale-e-shaqir-totajt-ndaj-mesidhenesve-ne-fund-te-mandatit/

 

Asnjë koment

Comments are closed.