24-11-2024

Prizren: Sherr për borxh, 30-vjeçari i shkon të riut në shtëpi dhe e rrah

Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpesh herë lindin edhe konflikte të cilat pasojnë me kërcënime e konfrontime fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Në sherr për borxh janë përfshirë edhe dy persona në Prizren, ku njëri nga ta dyshohet se ka sulmuar fizikisht tjetrin.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 30-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte.

Si pasojë e kësaj, 28-vjeçari ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Si rezultat i denoncimit, 30-vjeçari është intervistuar në stacion policor në cilësinë e të dyshuarit dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor.

Asnjë koment

Comments are closed.