25-11-2024

Prizren: Shkoi t’i ndihmojë vëllait, 57-vjeçari rrëzohet nga shkallët dhe pëson lëndime të rënda

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga shkallët teksa po i ndihmonte vëllait të tij, në disa punë të shtëpisë.

Sinjali mëson se si pasojë e rrëzimit aksidental, 57-vjeçari ka marrë plagë në një pjesë të kokës, por që fatmirësisht gjendjen e ka stabile dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

Pas raportimit të rastit nga ana e spitalit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë informacionet e para për atë që ka ndodhur.

Me t’u përfunduar procedurat e nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i rëndë trupor”.

Asnjë koment

Comments are closed.