14-02-2026

Prizren: Shpërthim dhe zjarr në një shtyllë elektrike

Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, në lagjen Xhemil Doda, në zonën e Shadërvanit, pasi paraprakisht është dëgjuar një shpërthim në një shtyllë elektrike.

Sipas informatave të marra, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15.

Banorët e lagjes kanë deklaruar se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe, pasi kanë dalë jashtë, kanë parë shtyllën elektrike të përfshirë nga flakët, shkruan RTK.

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë intervenuar me shpejtësi, duke arritur ta vënë zjarrin nën kontroll dhe ta shuajnë atë. Sipas informacioneve fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar dhe as për dëme materiale në shtëpitë përreth.

Ndërkohë, banorët kanë theksuar se ditët e fundit në qytet po shfaqen gjithnjë e më shpesh raste të ngjashme të shpërthimeve dhe zjarreve në shtyllat elektrike, çka ka shtuar shqetësimin mes tyre

 

Asnjë koment

Comments are closed.