25-11-2024

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj ish-përmbarueses e cila ka konfiskuar traktorin e personit të gabuar

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, për shkaqe objektive është shtyrë gjykimi ndaj të akuzuarës Saranda Kuçi, e cila si përmbaruese private në Suharekë, ka konfiskuar traktorin e personit të gabuar

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi tha se seanca e sotme për shkaqe objektive nuk do të mbahet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 15 dhjetor 2022.

Në aktakuzë thuhet se, e akuzuara Kuçi ka urdhëruar konsfikimin e traktorit i cili nuk ishte pronë e të dëmtuarit Gegaj, por pronë e të ndjerit H.B nga Suhareka, të cilin e dërgon në pllacin ndërtimor të kreditorit Bajrush Gashi NPT “Loni” nga Suhareka.

Me këto veprime, Saranda Kuçi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal./BetimipërDrejtësi.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Asnjë koment

Comments are closed.