25-11-2024

Prizren: Shtyhet gjykimi për vrasjen me thikë tek “Transiti i ri” në Prizren

Në mungesë të të dëmtuarit Pajtim Kurtishaj të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarve Orhan dhe Albert Ademaj, të cilët po akuzohen se kanë privuar nga jeta të ndjerin M.K tek “Tranziti i ri” në 2020-tën në Prizren. 

Përfaqësuesi i të dëmtuarit Pajtim Kurtishaj, avokat Sylë Hoxha tha se i dëmtuari Kurtishaj ka kërkuar që kjo seancë të mos mbahet pasi që të dëmtuarit janë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Në këtë rast, të akuzuarit Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi tha se lënda është në Apel për vendosje të mëtutjeshme në bazë të ankesave të mbrojtësve të akuzuarve.

Gjithashtu, e njëjta ka njoftuar se nuk ka asnjë informacion sa i përket urdhëresës së lëshuar për ekzaminimin psikiatrik për të akuzuarin Orhan Ademaj.

Gjykatësja Elezi tha se në mungesë të kushteve ligjore kjo seancë shtyhet, ndërsa seanca e caktuar më 22 shkurt 2023 anulohet.

Seancën e radhës për këtë rast e ka caktuar më 27 mars 2023.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.