Shtatë persona kapen duke luajtur bixhoz në një lokal të Prizrenit.
Policia ka njoftuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Raporti nga PK:
Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Rr. “Petrit Bytyqi”, Prizren 18.12.2022 – NN. Raportohet se në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar janë hasur duke luajtur bixhoz shtatë persona. Lidhur me rastin janë sekuestruar dy telefona dhe një DVR kamerave. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.