Prizren: S’ndalet Zemaj, pak para mesnatës shfaqet në aksion me inspektorët
Armend Zemaj po bën gjithçka që të stabilizohet situata me koronavirus në vend.
Ministri i Shëndetësisë sapo është parë në Prizren. Bashkë me Inspektorët, Zemaj ka monitoruar nga afër situatën në këtë qytet.
I pari i Shëndetësisë në vend ka patur bashkëbisedim edhe me Policinë të cilët po patrullonin në qytet.

Masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës pritet qe të japin sinjale pozitive karshi situatës se koronavirusit në vend, gjë të cilën e beson edhe vet ministri./Indeksonline/

