Komuna e Prizrenit njoftoi se sot (e shtunë), 8 qershor 2024 do të ndalohet qarkullimi me vetura në urën e rrugës “Remzi Ademaj”, përballë objektit të Administratës së Komunës së Prizrenit, te parkingu i Komunës, përcjell Gazeta e Prizrenit.
“Ky ndalim bëhet për shkak të fillimit të ndërtimit të tualetit publik në këtë lokacion. Kjo masë e përkohshme synon të lehtësojë punën e ndërtimit”, njofton Komuna e Prizrenit.