28-11-2024

Prizren: Sot, pritet shpallja e aktgjykimit ndaj ish-drejtorëve komunal për rastin “Hekurudha”

Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot pritet shpallja e aktgjykimit ndaj disa ish-drejtorëve komunal të Prizrenit dhe Agron Thaçi, ish-kryeshef ekzekutiv i Infrakos-it, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në këtë proces janë tre ish-drejtorët e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi,  Visar Islamaj e Nijazi Kryeziu, pastaj ish-drejtori i Inspektorateve në Prizren, Bujar Nerjovaj he ish-inspektori i ndërtimit, Bashkim Krasniqi.

Të hënën, në fjalën përfundimtare, prokurori ka thënë se tërhiqet nga akuza për të akuzuarin Naim Avdyli, bashkëpunëtor profesional i “Infrakos-it”. /Gazeta e Prizrenit/

Lexo edhe:

Prizren: Çfarë solli gjykimi i sotëm për rastin “hekurudha” ndaj kryeshefit të Infrakos-it dhe ish-zyrtarëve të Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.