21-02-2025

Prizren: Sot u hap zyrtarisht muzeu “Nënë Tereza”

Ngjarja u zhvillua në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me pjesëmarrje të përfaqësuesve institucionalë e personaliteteve të shquara, përcjell Gazeta e Prizrenit.

“Muzeu, i cili i dedikohet jetës dhe veprës së shenjtores shqiptare, përmban dokumente dhe fotografi që pasqyrojnë humanizmin dhe përkushtimin e Nënë Terezës ndaj njerëzimit, që si institucion kulturor synon të jetë një qendër inspirimi dhe reflektimi për brezat e ardhshëm. Përurimi i Muzeut “Nënë Tereza” përforcon identitetin kulturor dhe historik të Prizrenit, duke e bërë atë një pikë të rëndësishme për studiuesit, turistët dhe admiruesit e figurës së saj madhështore”, thuhet ne njoftimin e Komunës.

 

Asnjë koment

Comments are closed.