Prizren: Sulmohen fizikisht inspektorët komunalë
Në Prizren, një person ka sulmuar inspektorët komunal.
Referuar Policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje me lëshimin e një procesverbali, dje i ka sulmuar inspektorët fizikisht.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në lidhje me lëshimin e një procesverbali ka sulmuar fizikisht inspektorët komunal. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Lexo edhe: