26-11-2024

Prizren: Suspendohet nga puna zyrtari korrektues, dyshohet për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës

Zyrtari korrektues, B.R punonjës në Qendrën e Paraburgimit Prizren është arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtin e ka suspenduar nga puna.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media të Shërbimit Korrektues i Kosovës.

“SHKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime te fuqishme ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare”, thuhet në njoftimin e tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.