Komuna e Prizrenit ka njoftuar për realizimin e projekteve praktike dhe të rëndësishme për Prizrenin.
Njoftimi i plotë:
Po vazhdon realizimi i projekteve praktike dhe të rëndësishme për Prizrenin.
Me dinamikë të shpejtuar po bëhet zgjerimi i rrugës “Remzi Ademaj”, në pjesën e Kinemasë “Lumbardhi”, ku, do të krijohet edhe trotuar për këmbësorë në anën e kinemasë.
Ky projekt do të sjellë një ndryshim të madh në infrastrukturën urbane, duke bërë që udhëtimi të jetë më i sigurt dhe më i përshtatshëm për të gjithë qytetarët, duke mundësuar edhe qasjen në kinema.