24-11-2024

Prizren: Të rinjtë nga Opoja gjejnë një portofol me para dhe ia kthejnë të zotit

Dy të rinj nga fshati Pllavë e Opojës, Endi dhe Engjyl Bojaxhiu, sot rreth orës 15:00, në toaletin e Qendrës tregtare “ETC” në Prizren kanë gjetur një portofol, të cilin më pas e kanë dorëzuar në Stacionin Policor, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në portofol kishte  dokumente të ndryshme si dhe para  në vlerë prej 70 euro.

Sipas Policisë, për këtë është kontaktuar  Qemajl Thaqi (pronar i portofolit ), dhe pasi policia  ka vërtetuar se i mungon portofoli dhe paratë, ai pas pak kohe është paraqit  në stacionin policor dhe ka pranuar portofolin, ashtu siç e kishte në momentin e humbjes në prezencë të dy personave, të cilët e kishin gjetur portofolin.

Policia e ka vlerësuar një veprim të tillë të këtyre të rinjve, derisa ka theksuar dhe ky duhet të jetë shembull  për të gjithë se si duhet vepruar në situata të tilla./ GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.