Prizren: Therje mes të mi:turve, një i pla:gosur
Një incident ka ndodhur, sot nw mëngjes në lagjen “Dardania” në Prizren, afër Shkollws së mesme tw Kompetencës, ku një i mitur ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyçi, ka konfirmuar për Gazetën e Prizrenit se rreth orës 07:50, patrulla policore ka reaguar pas pranimit të një ankese.
Sipas informacioneve fillestare, pas një fjalosjeje, një i dyshuar 16-vjeçar ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën, një 15-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si “Vrasje e mbetur në tentativë”, tha ai.


