Prizren: Tre të lënduar në një aksident, arrestohet shtetasi nga Shqipëria
Në Prizren ndodhi një aksident trafiku, ku të lënduar janë tre persona, pasi një shtetas shqiptar goditi një veturë tjetër.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se nga pakujdesia me veturën e tij ka goditur veturën tjetër ku vozitësi dhe dy pasagjeret kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar nga shërbimet mjekësore. Pas tretmanit mjekësor, dy të lënduar janë liruar ndërsa njëra ka mbetur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar mbajtje”.