Prizren: Tryezë për koordinimin e OEK-ut me DHTSH në mbështetje të prodhuesve shqiptarë
Në Prizren, sot pasdite do të organizohet një tryezë diskutimi me temën “Mundësia e koordinimit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë në mbështetje të prodhuesve shqiptarë”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Pjesëmarrës në këtë tryezë, që fillon nga ora 15:00, do të jenë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri.
Mytaher Haskuka, Kryetar i Komunës së Prizrenit, do të flet për “Pengesat dhe llojet e ndërhyrjeve institucionale që nevojiten për të fuqizuar kompanitë shqiptare, me theks ato prodhuese”, ndërsa Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, mban ligjëratën “Mbi bashkëpunimin dhe koordinimin e kompanive shqiptare”. /GazetaePrizrenit.net