Prizren: Ujësjellësi me njoftim të rëndësishëm rreth ujit të pijes, përfshirë edhe edhe Dragashin
Kompania “Hidroregjioni Jugor” me njoftim të rëndësishëm rreth ujit të pijes, përfshirë edhe edhe Dragashin, njofton Gazeta e Prizrenit.
Të nderuar qytetarë të Prizrenit dhe Dragashit
Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kemi hasur në rritje të ndjeshme të turbullirës në Njësinë në Dragash dhe në burimin kryesor “40 Burimet” që furnizon qytetin e Prizrenit me ujë të pijshëm. Kjo situatë ka shkaktuar probleme serioze në cilësinë dhe sasinë e ujit të disponueshëm.
Prandaj, ju informojmë se:
1. Do të ketë rënie të sasive të ujit të furnizuar.
2. Uji aktualisht nuk është i sigurt për konsumim.
Uji mund të përdoret për konsumim vetëm pas një njoftimi të dytë zyrtar nga ana e kompanisë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Jemi duke punuar intensivisht për të normalizuar situatën sa më shpejt të jetë e mundur dhe do t’ju mbajmë të informuar për zhvillimet e reja.
Për çdo pyetje apo shqetësim, ju lutemi kontaktoni shërbimin tonë të konsumatorëve!