24-11-2024

Prizren: Vajza e dhunuar u la pa ndjenja në rrugë

Në një njoftim të saj Gjykata e Prizrenit ka sqaruar se H.B. e kishte dhunuar viktimën e cila pas aktit seksual kishte mbetur pa ndjenja.

Gjykata sqaron rrethanat mizore të ngjarjes ku i pandehuri pas dhunimit e kishte nxjerrë pa ndjenja në rrugë viktimën. I dyshimti ishte arrestuar para dy ditësh ndërsa sot Gjykata në Prizren i caktuar masë e paraburgimit.

Sipas njoftimit të Gjykatës i pandehuri H.B, dyshohet se me përdorim të forcës dhe kërcënimeve e ka detyruar të miturën dhe ndaj të njëjtën disa herë ka kryer aktin seksual pa dëshirën e saj.I dyshuari H.B, kur e vëren gjendjen e saj shëndetësore, e lë në rrugë viktimën pa vetëdije , dhe i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes, e që nga ajo kohë ishte larguar edhe nga Kosova.

Masa e paraburgimit për të dyshuarin vlen në kohë zgjatje prej 30 ditësh, deri në një vendim tjetër të Gjykatës, ndërsa i njëjti do të qëndron në paraburgim sepse ekziston rreziku se i dyshuari do të përsëris veprën penale apo edhe vepra tjera penale si pasojë e veprës për të cilën dyshohet.

Asnjë koment

Comments are closed.